Messi merr shtëpi me qira në Paris, kjo është pagesa mujore

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ende nuk e ka gjetur golin e parë në fanellën e Paris Saint-Germain, por ai e ka gjetur një shtëpi për të jetuar në Paris.

Superylli argjentinas ka vendosur ta marrë me qira një shtëpi të madhe në kryeqytetin francez, për të cilën do të paguajë qira të majme, raporton Gazeta Express.

Në verë, Messi u largua nga Barcelona pas një karriere shumë të gjatë në Katalonjë dhe kjo është hera e parë në jetë që atij iu desh të ndërronte vendbanim.

Sipas RMC Sport, ai dhe familja e tij e kanë gjetur tashmë një shtëpi për të jetuar në Paris, e cila ndodhet në një zonë ekskluzive, Neuilly-Sur-Seine.

Fqinj të tij në këtë lagje do të jenë bashkatdhetarët e tij, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.

Messi do t’i paguajë 20 mijë euro qira mujore për këtë shtëpi.

34-vjeçari është duke u përballur me një dëmtim në gju dhe paraqitja e tij ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë është në dyshim.

Ai i ka zhvilluar dy ndeshje për PSG-në deri tani dhe ende nuk e ka gjetur rrjetën e portës.

Të ngjashme