Instagrami është bërë një domosdoshmëri nga futbollistët e famshëm kohët e fundit, shkruan indeksonline.
Shumë burime lajmesh rreth transferimeve janë bazuar në ndonjë “like” ose “follow” në rrjetet sociale.
Megjithatë, njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi ndjek në Instagram faqet e dy klubeve tjera përveç asaj të Barcelonës.
Argjentinasi në mesin e 202 faqeve që i ka “follow” janë edhe ato të dy skuadrave angleze, Chelsea dhe Manchester City.
Me skuadrën e Contes, Messi do të luaj ndeshjen kualifikuese në Ligën e Kampionëve, ndërsa City nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta pasur atë në skuadër