Maluma ka surprizuar fansat me këngën e re të titulluar ‘Trofeo’, por ajo çfarë ra në sy ishte prania e ylli të ‘Inter Miami’ Lionel Messi.
Megjithatë, futbollisti i njohur nuk ka dalë shumë nga zona e komfortit të tij, pasi është shfaqur në një stadium teksa shihet që mban në duar edhe një trofe.
Mendohet se xhirimet për videoklipin e këngës janë realizuar në fillim të këtij muaji ku këngëtari ndau për ndjekësit e tij një sërë fotosh nga stadiumi i Majemit.
Ai bëri një foto përkrah Messit i cili i dhuroi një fanellë me autografin e tij.
Tashmë dihet që Maluma është një tifoz i madh i futbollit dhe shpesh në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë foto me fanellën e kombëtares së Kolumbisë. Në vitin 2002 këngëtari bashkëpunoi me këngëtaren Nicki Minaj dhe artisten tjetër libaneze Myriam Fares për të sjellë këngën zyrtare të Kupës së Botës e cila u mbajt në Katar.