Messi mendon se mediat në Argjentinë janë duke e kritikuar atë dhe futbollistët tjerë më shumë se që duhet.
Pas dështimit në Brazil në finale të Kupës së Botës dhe disa herë në finale të “Copa America”, mediat në Argjentinë nuk kanë qenë aspak të rezervuara dhe vazhdojnë ta kritikojnë Lionel Messin me shokë.
Ato kanë shkuar aq larg sa që kohë pas kohe raportojnë se Leo ndërhyn shpesh edhe në menaxhimin e skuadrës.
Natyrisht, kjo e ka irrituar 10-shin magjik të Barcelonës.
Ai hodhi poshtë gjitha raportet se ai ndërhyn në stafin përfaqësueses së Argjentinës, duke thënë: “Nuk dua t’i bëj realitet të gjitha gënjeshtrat që ata thonë për mua”.
“Unë nuk vendos për trajnerët e ekipit kombëtar, po i dëgjoj këto gjëra të këqija dhe është e vështirë”.
“Nëse do të kishim fituar Kupën e Botës në Brazil, gjithçka mund të ishte ndryshe sot, kemi humbur për shkak të detajeve të vogla. Pas kësaj ka pasur shumë rrëmujë dhe mendoj se shtypi është dashur të trajtojë në një mënyrë tjetër”.