Lionel Messi ka qenë vendimtar në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar një herë në fitoren e madhe të Inter Miamit ndaj LAFC, në çerekfinalen e CONCACAF Champions Cup.
Ekipi nga Florida, ishte në disavantazh prej dy golash, por rikthimi nisi nga vetë kampioni i botës.
Fillimisht, fituesi i tetëfishtë i “Topit të artë”, realizoi një gol spektakolar në pjesën e dytë, duke hapur rrugën për përmbysjen e rezultatit.
Ndërkaq, në minutat e fundit, në një skenë që rikujtoi finalen e Kupës së Botës 2022, argjentinasi përballë Hugo Lloris, një tjetër emër i madh i futbollit, ekzekutoi saktësisht nga penalltia për ta çuar rezultatin në favor të Inter Miamit.
Kështu Inter Miami, e siguron një vend në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze për klube në Amerikën Veriore dhe Qendrore.
“E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam asnjë sekondë. Jam krenar për këtë skuadër“, ka deklaruar ai pas ndeshjes.