Lionel Messi ka treguar për situatën e rëndë shëndetësore që e ka kaluar në kohën kur ishte i infektuar me koronavirus.
Argjentinasi tha se infektimi me këtë virus e ka lënë me pasoja, sidomos në mushkëri.
“E vërteta është se ai më goditi shumë fort. Simptoma shumë të ngjashme me ato të shumicës supozoj. Shumë kollë, dhimbje fyti, temperaturë. Por, më la me pasoja. Më la me shumë pasoja në mushkëri. Unë nuk mund të stërvitesha. U ktheva dhe një muaj e gjysmë nuk munda të vrapoja sepse më kishte prekur mushkëritë”, tha Messi për “TyC Sports”.
“Nuk u tremba, por hej, të thonë aq shumë sa nuk më linin të filloja. Madje kam filluar më herët se sa duhej të kisha filluar dhe kjo ishte më keq. Për të përshpejtuar më vonë përfundoi duke më lënduar, por nuk munda të duroja më. Doja të dilja për vrap, të stërvitesha dhe në fund ishte më keq”, shtoi 34-vjeçari.
Ndryshe, Lionel Messi nga vera e vitit të kaluar është pjesë e Paris Saint-Germainit.