Lionel Messi theu një tjetër rekord pasi Paris St-Germain fitoi titullin e paprecedentë të 11-të të Ligue 1 me një barazim në Strasburg.
Messi me golin që shënoi në mbrëmjen e së shtunës, është i 496 në top pesë ligat kryesore të Evropës, kështu e kaloi Cristiano Ronaldon, që ka 495.
Argjentinasi deri më tani me fanellën e Paris Saint-Germainit, ka realizuar 32 gola.
Ai pritet të largohet këtë verë nga Parisi, pasi pati mospajtime me drejtuesit e PSG-së.
Messi është lidhur me një kthim në Barcelonë, dhe me një transferim në Arabinë Saudite, pasi u raportua se Al-Hilal i ka ofruar një kontratë prej 522 milionë eurove. /Klankosova.tv.