Messi u fishkëllye nga tifozët, reagon Galtier

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Në rikthimin e tij pas suspendimit, Lionel Messi u përfshi në formacionin startues nga Christophe Galtier në fitoren 5:0 të Paris Saint-Germainit kundër Ajaccio të shtunën mbrëma.

Megjithatë, ylli argjentinas u përball me disa fishkëllima nga një pjesë e tifozëve.

Christophe Galtier foli për situatën rreth Messit pas ndeshjes.

“Kishte disa fishkëllima drejtuar Leos në fillim të ndeshjes kur ai preku topin. Megjithatë, shumë shpejt, një pjesë e madhe e stadiumit i mbyti ato me duartrokitje dhe inkurajim”, tha ai.

“Ajo që unë heq nga kjo është se Leo mbeti i fokusuar dhe i angazhuar në lojë, me dëshirën për të udhëhequr ekipin në sulm dhe për të krijuar mundësi”, shtoi trajneri francez.

“Ai është mësuar me këto situata pasi karriera e tij e ka ekspozuar në momente të vështira”, deklaroi Galtier.

Të ngjashme