Mësuesi britanik strehohet në Kiev: Duhet të qëndrojmë të fortë

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Mësuesi britanik, Dan Baker që jeton në Kiev është strehuar me gruan e tij ukrainase dhe vajzën 12 vjeçare në bodrumin e shkollës ku ai punon.

Familja e Dan Baker vendosi të linte banesën e tyre të katit të 26-të për të gjetur siguri më afër qendrës së Kievit.

“Ne kemi dëgjuar disa shpërthime të mëdha. Kur po qëndronim në banesën tonë, dëgjuam disa shpërthime të mëdha,” tha ai për BBC.

Ai tha se tashmë ata janë në qendër të qytetit, raporton BBC.

“Tani jemi në qendër të qytetit, gjë që mund të duket një veprim budalla, pasi ndërtesa e qeverisë është pak larg nesh. Por ne nuk kemi dëgjuar ndonjë përleshje këtu poshtë”, u shpreh ai.

Të ngjashme