Mësuesja mbetet shtatzënë me nxënësin e saj

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Një mësuese 31-vjeçare është arrestuar në Itali. Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej nxënëseve të saj, i cili është vetëm 15 vjeç dhe se ka një djalë 5 muajsh me nxënësin e saj.

Gjithë opinioni publik në Itali është tronditur nga kjo ngjarje. Ai ka treguar në policinë e Pratos se mësuesja e tij kishte filluar të abuzonte me të që në moshën 13-vjeçare.

Po ashtu e ditur bëhet se mësuesja është e martuar dhe se ka edhe një djalë me bashkëshortin e saj, i cili është 11 vjeç.

E ditur bëhet edhe se analizat e ADN-së kanë treguar se 15-vjeçari, ishte babai i djalit të mësueses. Gjithashtu e ditur bëhet edhe se 31-vjeçarja ishte mike e familjes së 15-vjeçarit.

Ajo punonte si infermiere në një strukturë spitalore, por si njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, ndaj ishte ofruar edhe që t’i jepte të mitur leksione private.

Mësuesja ka pranuar gjithçka gjatë marrjes në pyetje dhe e ka pranuar se kishte filluar të abuzonte qëkur i mitur ishte vetëm 13 vjeç.

Të ngjashme