Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve në medie se një mësuese nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ka postuar në Facebook fotografitë e fëmijëve të cilët nuk e kishin mësuar vjershën.
Ahmeti ka thënë se në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Arsimit po e shqyrtojnë rastin dhe se drejtoresha Arbërie Nagavci do të marrë vendim meritor në lidhje me mësuesen. Kjo e fundit ka thënë se postimi ishte në grup të mbyllur, ku komunikonte vetëm me prindërit.
Postimi i kryetari Shpend Ahmeti:
Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë
Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në Facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.
Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra
Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor”.
Ahmeti më pas gjatë statusit ka shkruar që kjo është punë e inspektoratit të arsimit dhe ka postuar nenin ligjor që tregon që është në kompetencë të Inspektoratit të Arsimit.
“P.S. Udhëzimi administrativ
Ligji Nr.2004/37
PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË
Detyrat e Inspeksionit të Arsimit
Neni 4
4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit
vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të
organeve dhe palëve të interesuara.
dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;
punëtorëve të tjerë të institucionit;
5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:
me ligj;
UDHËZIM ADMINISTRATIV
Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore
Neni 2
Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore
Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës
disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se: