Meta bën thirrje për dialog: Të ngrihemi mbi interesat e ngushta

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Nga Lezha Presidenti Ilir Meta shqiptar kishte apel drejtuar politikës:  “Shpresoj që ky Kuvend i Lezhës. Të na ndihmojë të gjithëve për tu ngritur mbi interesat afat shkurtra dhe të ngushta dhe për ti thënë një PO të fortë rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor. Jam i sigurtë që kjo është dhe kërkesa e shqiptarëve të diasporës”.

Ndërsa për shqiptarët e diasporës kreu i shtetit tha se Shqipëria i kishte dyert e hapura.

“Shqipëria është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët jo vetëm para që jetojnë këtu por dhe për ata që duan të kthehen këtu.”

Në veprimtarinë përmbyllëse të Samitit II të Diasporës Shqiptare, të mbajtur paraditen e në sheshin “Gjergj Kastrioti” me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës nuk ishte kryeministri Rama por vetëm ministri i Shtetit për Diasporës.

Të ngjashme