Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit, pak para se të hidhej në votim Demarkacioni.
Meta duke marrë për bazë një reagim të ish shefit të BIA-s serbe, i cili kishte thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin, do të hidhet sërish gaz nga Vetëvendosje, ka thënë se ky është inat i madh, duke ngritur dyshimin se nga kjo lidhje dhe kjo informatë nga BIA për veprimet e VV-së.
“Eh, inat i madh, sidomos ngase BIA serbe (Shërbimi Informativ Serb) – e paralajmeroi 3-4 ditë më herët, se i kishte informatat e sigurta 100%, se në seancën e votimit, do të hidhej gaz lotsjellës…!”, ka thënë Meta.
Tutje, ai ka folur për LDK-në, për të cilën ka thënë se pavarësisht kësaj situate, ajo është e gatshme që edhe 30 herë po të jetë nevoja të procedohet me votim.
“Sidoqoftë, LDK – është e vullnetit dhe e vendosur, që sot, edhe 30 herë po t‘jetë nevoja, të procedohet me votimin, përkundër të gjitha pengesave e akteve të padenja që mund të ngjajnë: Demarkacioni duhet te kalojë sot – e Mërkurë, 21 Mars 2018-të!”, ka përfunduar reagimin e tij, ish-deputeti Meta.