Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.
Në një njoftim për shtyp nga zyra e kreut të shtetit, thuhet se Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.
Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.