Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për mediat nga Pogradeci, ku ndodhej për një vizitë pune.
Ai u pyet nga gazetarët nëse i frikësohet një shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese. Meta tha se është i qetë dhe i pashqetësuar pasi me veprimtarinë e tij ka mbrojtur Kushtetutën.
Kreu i shtetit nuk komentoi gjatë zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, por u shpreh se debati duhet t’i përmbahet parimeve demokratike.
Sa i përket një marrëveshjeje Rama-Basha, akuzat për të cilat i ka hedhur Berisha, Meta tha se “Ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë Kushtetutën, parimet demokratike dhe të respektojnë dinjitetin e çdo qytetari të Republikës”.
Ndër të tjera Meta u shpreh se nuk ka për t’u realizuar kurrë skenari për të lënë vendin pa opozitë./tvklan.al