Pas zgjedhjes dhe betimit si presidenti Republikës, ilir Meta ka filluar nga dekorimet e para.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Presidenca njofton se Meta i ka dhene gradën “Gjeneral Brigade” Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçakut me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”.
DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE:
Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.
Duke qenë se presidentit i janë hequr shumë kompetenca, një ndër detyrat e tij është edhe dhënia e dekoratave dhe titujve të ndryshëm, gjë të cilën Nishani e shfrytëzoi më së miri, aq sa nuk la njeri pa dekoruar.
Nuk dihet nëse Meta do të vazhdojë në të njëjtën linjë në lidhej më dekoratat e titujt që jep institucioni i presidentit.