Presidenti shqiptar Ilir Meta nuk është ndalur nga reagimet për protestën e tij të organizuar mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar themeluesin e gazetës Illyria në New York për mesazhin e këtij të fundit dhënë për atë që Meta e quan uragan kuq e zi.
Ndërkohë vihet re që status i Metës është mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë edhe gjatë tubimit meta mbajti në dorë një flamur Amerikan për të cilin pati edhe një distancim nga SHBA bërë nga ambasadorja Yuri Kim.
Shkrimi i plotë i Metës
Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerika, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar.
Komb ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa.
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin