Meta me “kokë poshtë” në Kamëz, mesazh i PD-së apo PS-së?

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Rakip Suli i zgjedhuri i PS-së për të drejtuar bashkinë e Kamzës ka hyrë sot në zyrë për të nisur detyrën.

Ajo që u vu re, në bashkinë e cila prej 12 vjetësh është udhëhequr nga Xhelal Mziu, përveçse ishte bosh dhe nuk gjeje ‘gjurmë’ të kryetarit të mëparshëm demokrat ishte një foto e presidentit Ilir Meta e cila ishte kthyer me kokë poshtë.

E pikasur edhe nga gazetarët e pranishëm aty, ata e pyetën nëse kjo gjë i dukej çudi, por ai nuk e komentoi, por shtoi se kishte hyrë në zyrë njëkohësisht me gazetarët dhe se e vetmja gjë që kishte lëvizur në zyrë ishte karrigia.

Të ngjashme