Gjatë vizitës në Maqedoni, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe në fshatin Nakolec të zonës së Prespës, që është me shumicë shqiptare.
Kjo është hera e parë që një President i Shqipërisë viziton këtë zonë.
“Të ruajmë gjuhen shqipe dhe traditat tona kombëtare.Diaspora shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për mbarë kombin shqiptar në ruajtjen e vlerave kombëtare”, është shprehur Meta gjatë takimeve.