Meta në takim me reporteren për Shqipërinë: Krimi dhe emigracioni, probleme serioze

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta njofton se ka takuar sot reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Ai thotë se ka rënë dakord me Santos se, krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz për vendin tonë.

“Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos. Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”, shkruan Meta.

Me tej, Presidenti thotë se ka kërkuar që të liberalizohen vizat dhe për Kosovën.

“Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi. Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.

Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.”

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/429917938503447

Të ngjashme