Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së re nëpërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës dhe ENTSO-s.
“Tashmë sistemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale”.
“Bashkimi me sistemin energjitik të Shqipërisë do të krijojë operimin e linjës energjitike të interkoneksionit Kosovë – Shqipëri, duke i mundësuar KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë të transmetimit të energjisë elektrike”.
“Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e kësaj marrëveshjeje’, ka shkruar ai në Facebook.