Meta: Po më pret populli i 2 marsit, gati për beteja të vërteta

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat nga Korça, ka përsëritur se nuk i intereson se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese në lidhje me vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij nga detyra.

“Nuk kam interes për atë që do të vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin pse ka dhënë intervistë. Unë mezi po pres që të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë që më rrinë para-mbrapa, nuk i duroj dot fare. Po më pret populli i 2 marsit që ka nevojë për një lidership me karakter, që mban fjalën dhe që mbron qytetarët shqiptarë që i nxjerrin në rrugë në mes të natës”, tha Meta.

“Në zgjedhjet më të para, pasi të heq kostumin e Presidentit, më keni në betejë dhe në beteja të vërteta”, theksoi Meta./A2

Të ngjashme