Meta: Referendumi, arma e vetme për të rrëzuar Ramën

Prishtinë | 29 Tet 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në Konventën e Partisë së Lirisë që po zhvillohet këtë të shtunë se referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës.

“Koha nuk premton. Partia e Liria dhe opozita duhet t’i japin fund regjimit. Në këtë konventë ne sot do të shpalosim program tonë. Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë. Për Partinë e Lirisë referendumi është manifestimi më sumblim. Referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit. Ne do të rivendosim demokracinë dhe të çlirojmë institucionet e grabitura duke i kthyer në shërbim të qytetarëve. Duhet të ushtrohet vullneti i sovranit nëpërmjet referendumit”, u shpreh ai.

Të ngjashme