Meta: Shqiptarët do ta kujtojnë Chirac për angazhimin ndaj Kosovës

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të ish-Presidentit francez, Jacques Chirac.

Meta thotë se shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë.

“Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje” shkruan Meta në Twitter.

Politikani djathtist më i pëlqyer i vendit që drejtoi dy herë shtetin në vitet 1995-2007, si edhe kryeministrinë dhe Parisin për 18 vite, vuante prej kohësh nga sëmundjet e moshës dhe ishte tërhequr nga skena publike.

Të ngjashme