Meta thërret organet për kapjen e autorëve të vrasjes së policit në Lezhë

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e zyrtarit policor këtë të martë në qytetin e Lezhës.

“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, së zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Lezhë“, është shprehur ai, transmeton Klankosova.tv.

Meta u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta ndriçojnë rastin.

“Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor“.

“ Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë“.

Të ngjashme