Teksa vendi ndodhet në një situatë të pazakontë pandemie, presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në një takim në Lezhë me prefektin Gjok Jaku.
“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen perpjekje të mëdha nga të gjitha institcionet për tejkalimin e situatës”, u shpreh Meta.
Sa i takon masave të marra nga qeveria, presidenti tha se është janë përpjekje nga ana e saj dhe se e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve.
“Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë, por duhet të behet çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata. Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën, por dua të përshëndes mjekë dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se çdo premtim për ta do të mbahet.” /T Ch/