Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas aktakuzës së Speciales për Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike, duke vlerësuar aktin e dorëheqjes së Thaçit nga posti i presidentit.
Postimi i plotë:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar.