Më 22.02.2022 Rusia krijon një precedent të rrezikshëm, i cili do t’i kushtojë shumë botës demokratike!
Hyrja me forca ushtarake në Ukrainë ndodhi pasi krijoi një “realitet” për disa vite përmes luftës hibride, metodat i të cilës janë evidente në Ballkan më shumë se dy dekada.
Serbia si dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, asnjëherë nuk ka rreshtur së përdorur metodat sllavo-ruse për destabilizim në BeH dhe Kosovë me qëllimin e aneksimit të territoreve në momentet e caktuara dhe për këtë ka investuar që të krijojë një “Republika Serbska” në BeH dhe një “Veri” në Kosovë.
Pêr fatin e keq, një grumbull trushpërlarësh në vendin tonë, për vite të tëra kanë ra pre e luftës propagandistike-psikologjike e qendrës së spiunazhit rusë në Nish të Serbisë dhe argatëve të tyre në Kosovë, të cilët përmes luftës kibernetike kanë investuar shumë në krijimin e logjikës “Kosova është shkatërruar për 20 vite”, e që i bje se Kosova mirë ka qenë para 20 viteve kur Serbia ka sunduar në këto hapësira!
Luftimi i vlerave historike dhe kombëtare për llogari të politikës ditore të ndonjë skizofreni të sëmurë për pushtet, është sikurse ai sugjerimi popullor “… dërgo ujë në mullirin e armikut”.