Feronikeli ka rikthyer në skuadër, Mevlan Zekën, i cili sezonin e fundit ishte te Liria.
Zeka vetë ka konfirmuar se ka pasur interesim edhe nga Vëllaznimi e Drita për të, por “ka refuzuar edhe Ligën e Kampionëve sepse ka dashur kthimin te klubi ku ka kaluar momentet më të mira”.
Në njoftimin e Feronikelit, klubi ka bërë edhe një paralajmërim se shumë shpejt do të bëhen publikë edhe shumë emra të mëdhenj, të cilët do t’i bashkohen klubit tonë.