Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba, kanë disa ditë që janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në emisionin e dashurisë “Për’puthen”. E tani që kanë bërë deklaratën e rëndësishme, ata kanë mundësi që të takohen me njëri-tjetrin edhe jashtë programit.
Së fundmi, Mevlani ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ledjanën.
“Kjo dashnia por si zjarri”, shkruan ai bashkëngjitur me foton ku shfaqen të përqafuar.
Poza e tyre ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta. Por në sy bie ai i Ledjanës.
“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, shkruan Ledjana, duke e shoqëruar me një emoji zemër dhe një emoji që nxjerr gjuhën jashtë.