Mevludin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se nderi më i mash që Qeveria e Kosovës ka obligim t’ua bëjë diasporës është kujdesi për familjarët e tyre në Kosovë .
“Thirrja që edhe në këto rrethana, barra të vendoset mbi kurrizin e tyre është e panevojshme, e paarsyeshme, e papranueshme dhe e pa qëndrueshme, thirrjet e tilla janë edhe “ ide” të vjetëruara”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kosova gjithmonë, sipas tij, ka nevojë për ndihmën e diasporës, por jo për “fonde të tilla” sot, por parasëgjithash Kosova, thotë ai ka nevojë për investimet e tyre nesër.
Postimi i plotë:
Nderi më i madh sot, që Qeveria e Kosovës ka obligim t’ua bëjë DIASPORËS, është kujdesi për familjarët e tyre në Kosovë!
Dikujt me gjasë po i duken pak dekadat kur ata Kosovën e mbajtën mbi supe, dekadat për liri e çlirim dhe dekadat për rindërtimin e vendit tonë.
Thirrja që edhe në këto rrethana, barra të vendoset mbi kurrizin e tyre është e panevojshme, e paarsyeshme, e papranueshme dhe e pa qëndrueshme, thirrjet e tilla janë edhe “ ide” të vjetëruara.
Para kërkesës për “fonde” nga diaspora, Kosova i ka kapacitetet vetanake financiare që duhet ditur t’i shfrytëzoj, i ka mundësitë e brendshme dhe të jashtme për ta mbështetur mirëqenien dhe zhvillimin e vendit në këtë kohë krize, e sidomos pas saj!
Kosova gjithmonë ka nevojë për ndihmën e diasporës, por jo për “fonde të tilla” sot, por parasëgjithash Kosova ka nevojë për investimet e tyre nesër.
Të paktën që duhet bërë,çoftë edhe për t’i përmirësuar gabimet, është reflektimi dhe krijimi i kushteve dhe mundësive për ta, që vendin e tyre ta ndihmojnë duke investuar dhe zhvilluar biznesin në Kosovë.
E sa për thirrjen për “Fond…”, leni rehat ata, atyre ju mjaftojnë hallet e tyre atje ku punojnë e veprojnë, ju mjaftojnë hallet e famijarëve të tyre që në Kosovë jetojnë