MF dhe USAID mbajnë Forumin për Tatimin në Pronë

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 13:51 | Nga

Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, me mbështetje nga USAID-i për projektin “Partneritetet për Zhvillim” ka organizuar Forumin e Tatimit në Pronë.

Në këtë Forum kanë marrë pjesë 75 zyrtarë nga Komunat të përfaqësuar nga Drejtorë Komunalë të Financave, Menaxherë të tatimit në pronë , përfaqësues nga projektet mbështetëse të donatorëve, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Qëllimi i këtij forumi ishte të ndarja e përvojave dhe praktikave më të mira të komunave për të përmirësuar shkallën e mbledhjes së tatimit në pronë në këtë vit dhe për vitet e ardhshme.

Gjatë këtij forumi drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkëlzen Morina, i njoftoi pjesëmarrësit me të arriturat rekorde në mbledhjen e këtij tatimi i cili është kryesorë për komunat, planet për zhvillimet në të ardhmen si dhe për sfidat në mbledhjen e tatimit të faturuar për vitin aktual.

Gjithashtu gjatë këtij forumi u diskutua edhe për aktivitetet dhe të gjeturat kryesore në fushën e inspektimeve të tatimit në pronë si dhe për Ligjin e ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Në këtë forum prezantuan edhe Drejtorët e Financave të Komunave: Gjakovës, Lipjanit dhe Graçanicës, të cilët ndanë përvojat e tyre me kolegët e tjerë.

mf_02

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme