MF-ja lanson fushatën “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme”, Murati bën thirrje të respektohen të drejtat e punëtorëve

Prishtinë | 14 Dhj 2022 | 10:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave ka mbajtur konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme”, raporton Ekonomia Online.

Kjo fushatë e cila do të vazhdojë për disa muaj në Kosovë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së punëtorët dhe punëdhënësit për çështjen e të drejtave të punës.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha së për herë të parë në Kosovë është duke u organizuar një fushatë me përmasa të tilla, që sipas tij, ka përqëllim që të vetëdisojë punëtorët dhe punëdhënësit për çështjet kryesore sic janë orari, kompenzimi, siguria dhe shëndeti në punë.

Ai bëri thirrje të respektohen të drejtat e punëtorëve.

“E falënderoj ambasadën e Suedisë për përkrahjen e vazhdueshme. Për herë të parë në Kosovë po zhvillohet një fushatë me përmasa të tillë. Kjo fushat ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së punëtorët dhe punëdhënësit për çështjet kryesore të ndërlidhura me të drejtat e punës”.

“Qeveria ka investuar fonde të shumta për të siguruar mundësi punësimi për qytetarët. Shtyllat kryesore e të drejtave të punës siç janë orari, kompensimi, siguria dhe shëndeti në punë janë të patjetërsueshme dhe si të tilla ministria është këmbëngulës në realizimin e tyre. Ministria janë duke kaluar në një seri reformash që garantojnë punë të ndenje”, tha ai.

Nasrin Pourghazian, shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në ambasadën e Suedisë, tha se me këtë fushatë për herë të parë janë duke u krijuar kushte të mira për punëtorët.

“Natyrisht ne jemi krenar që sot jemi me juve, për shkak se të drejta e punës kanë qenë shtylla kryesore në Suedi dhe kjo duhet të jetë edhe këtu. Ne përvojën suedeze në mund të kolaudojmë se qeveria ka pasur një rol të rëndësishëm ne krijimin e një punë të dinjitetshme. Me lejoni t’i përmendi disa shembuj në këtë projekt, avokimi ndaj partnereve ka dhënë rezultate të mira, buxheti është rritur për vitin e ardhshëm dhe rritja e numrit të inspektorëve, që do të jetë mbrojtja e punëtorëve”.

“Për herë të parë Kosova po krijon kushte të mira për punëtorët. Situata e grave në vendin e punës është ndryshe dhe ka sfida. Shpresoj që në të ardhmen qytetarët e Kosovës të kenë një punë të dinjitetshme dhe të vlerësohen, dhe me nënshkrimin e kontratës së punës ata të dinë se çka kanë nënshkruar dhe kur të shkelen të drejtat e tyre ata të jenë të lirë të raportojnë shkeljet në institucionet”, tha ajo.

Brikena Berisha nga organizata IKS, e cila prezantoi raportin e kushteve të punës në Kosovë, tha se për këtë raport janë pyetur 1 200 punëtorë në kompani të ndryshme, raporton EO.

“Pyetësori ka përfshirë rreth 1 200 punëtorë. Të punësuar kanë thënë se kanë qenë të punësuar kryesisht 2 deri në 5 vite. Një pyetje të rëndësishme ka qenë se a kanë kontrata të punës, 67% kanë thanë po, por 32% nuk kanë pasur kontratë, 1 % nuk kanë ditur”.

“Orari i punës dhe pushimet, 56.1% kanë thënë se punojnë 7 ditë në jave, 66,5% punojnë 8 orë në ditë, 18,5% punojnë 9-13 orë në ditë, 38,5% punojnë 48 orë në javë. Tekë pushimi i lehonisë 8%”, tha ajo.

Të ngjashme