Ministria e Financave (MF) merr vendim që të shtyhet sërish afati për raportim në Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) deri më 15 gusht të këtij viti.
Përmes këtij vendimi të marr sot më 25 qershor 2020 nga ministrja e Financave, parashihet që 15 korriku të jetë data kurë mund të bëhet dorëzimi i të gjitha deklarimeve dhe raportimeve nga ana e subjekteve afariste.
Në mesin e tyre janë deklarimeve në KKRF për pasivitet të vitit paraprak afarist për shoqëritë tregtare të cila nuk kanë pasur aktivitet afarist në vitin paraprak; publikimi i pasqyrave financiare, raporti i menaxhmentit dhe raporti i auditimit të pasqyrave financiare, si ato të konsuliduara dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare (SNA).
Marrja e këtij vendimi, sipas MF-së, vjen si rezultat i gjendjes ekonomike të krijuar si pasoj e shpërndarjes së COVID-19.