Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar dy memorandume mirëkuptimit me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe atë të Istogut, Haki Rugova, për financimin e projekteve infrastrukturore.
Projektet infrastrukturore në komunën e Pejës të cilat Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e realizimit të tyre:
• Asfaltimi i rrugës Malaj në Pejë, në vlerë prej 200 000 €
• Asfaltimi i rrugës Shkrel – Bogë, në vlerë prej 100 000 €
• Asfaltimi i rrugës Brestovik – Shtedim në Pejë, në vlerë prej 300 000 €
• Asfaltimi i rrugës Pejë – Lumbardh – Milishevc, në vlerë prej 300 000 €
• Asfaltimi i rrugës Rashiq – Broliq, në vlerë prej 50 000 €
• Asfaltimi i rrugës Pavlan – Nakull, në vlerë prej 50 000 €
• Rruga Shtupeq i Madh në Pejë, në vlerë prej 600 000 €
• Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Vitomiricë – KK Pejë, në vlerë prej 15 000 €.
Komuna e Pejës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së, si dhe obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me cilësi të lartë.
Projektet rrugore në Komunën e Pejës
Projektet infrastrukturore në komunën e Istogut të cilat Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e realizimit të tyre:
· Asfaltimi i rrugës Istog – Cerrcë në Istog, në vlerë prej 250 000 €
· Asfaltimi i rrugës Saradran – Ozdrim në Istog, në vlerë prej 220 000 €
· Asfaltimi i rrugës Bellopojë dhe Zhakovë në Istog, në vlerë prej 225 000 €
· Asfaltimi i rrugës Shushicë dhe Uçë në Istog, në vlerë prej 290 000 €
· Asfaltimi i rrugës Banjë dhe Baicë në Istog, në vlerë prej 100 000 €
· Asfaltimi i rrugës Dubravë në Istog, në vlerë prej 150 000 €
· Asfaltimi i rrugës Gurakoc – Lagja Qukaj, në vlerë prej 100 000 €
· Shtruarja e rrugëve me kubëza në fshatin Dobrushë KK Istog, në vlerë prej 15 000 €
Komuna e Istogut do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së.
Po ashtu, Komuna e Istogut obligohet që të sigurojë edhe kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë.