MI-ja hap tender për zgjerimin e rrugës rajonale në hyrje të Prizrenit

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 15:08 | Nga

Është publikuar tenderi për realizimin e projektit infrastrukturor të financuara nga Ministria e Infrastrukturës me anë të një kredie të dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Me anë të kësaj kredie, do të financohet zgjerimi i rrugës rajonale R 107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit me gjatësi prej 3 kilometrash.

Në kuadër të bashkëpunimit me BERZh, në procedurë janë edhe projektet për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Ferizajt me gjatësi prej 5.6 kilometrash, zgjerimin e rrugës nacionale N 25.2, segmenti hyrja në qytetin e Gjilanit me gjatësi prej 3 kilometrash dhe rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan me një gjatësi prej 11 kilometrash.

Realizimi i këtyre projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, duke ndikuar në rritjen e mirëqenies shoqërore, infrastrukturë moderne, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kualitet më të lartë jetësor dhe rritje të sigurisë rrugore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme