Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se një pjesë e rrugës Kaçanik–Hani i Elezit përbën rrezik për rrëshqitje dhe erodime të dheut e të gurëve.
MI ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët që kalojnë kah kjo rrugë.
“Ne si Ministri e Infrastrukturës, që nga nesër do të marrim masat e nevojshme për rregullim të atij rreziku, por deri në sigurimin e plotë të këtij aksi, ju bëjmë thirrje që të zgjedhni rrugë alternative, siç është rruga për në pikën kufitare “Gllobiçicë”, e cila e lidhë Prizrenin me Tetovën.
Ne si Ministri, krahas punëve që po kryhen në Autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila pritet të përfundojë në fund të nëntorit të këtij viti, po bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona për të siguruar qarkullim pa probleme edhe në rrugët ekzistuese.
Situatën që e kemi trashëguar kërkon ndërhyrje emergjente në shumë segmente, njëra nga këto është edhe segmenti, Kaçanik – Hani i Elezit, rruga ekzistuese Nacionale N 2.
Si zakonisht, jemi në dispozicion për çfarëdo situate që lëvizja e lirë e mallrave dhe e qytetarëve të mos ketë pengesa”, thuhet në komunikatë.