MI përkrah Malishevën me një milion euro

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 16:45 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar me kryetarin Malishevës, Ragip Begaj.

Detaje për këtë takim, ministri i Infrastrukturës ka dhënë në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Me kryetarin Begaj përveç që biseduam për nevojën e investimeve në infrastrukturë, nënshkruam edhe memorandum për mbështetje në projektet që i ka kjo Komunë edhe si projekte në vazhdim por edhe projekte të reja në vlerë prej rreth një milion euro”.

“Dinamika e të dy institucioneve ka bërë që memorandumet të nënshkruhen në ambientet e Ministrisë dhe jo në Komunë siç ka ndodhur ditëve të kaluara në Komunat tjera të Kosovës.Duke e përgëzuar kryetarin Begaj për punën e tij, e ripotencova qëndrimin tim dhe të kryeministrit Haradinaj se do ta kenë mbështetjen e parezevë, sipas mundësive buxhetore, në projektet infrastrukturore të Malishevës, ashtu sikur në secilin vend tjetër të Kosovës, për ta bërë ketë vend të qasshëm lehtë dhe atraktiv për investime e zhvillim”, ka shkruar ai,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme