Miami Heat i udhëhequr nga trajneri Erik Spoelstra arriti fitore mjaftë të vështirë përballë Utah Jazz 103:102.
Në aksionin që e vendosi edhe rezultatin final të kësaj përballjeje 5.1 sekonda pa përfunduar ndeshja, Josh Richardson pranoi topin dhe vendosi që ta marrë vendimin më të madh në këtë përballje, depërtoi mirë në zonë dhe shënoi për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, që në çerekun e fundit hyri me disavantazh prej 8 pikësh, raporton KTV.
Nga ana tjetër, në aksionin në vijim, Donovan Mitchell nuk arriti të shënojë për “Xhezerët” dhe ndeshja përfundoi në të mirë të vendësve.
Më të mirët në fitore te skuadra e Miamit ishin Tyler Johnson dhe Goran Dragiq, që shënuan nga 16 pikë secili.