Brendi i Michael Jordanit përjetoi rritje pas publikimit të dokumentarit “The Last Dance”, por legjenda e NBA-së nuk përfitoi edhe financiarisht në të njëjtin vit, pasi në vend se të përfitoi, ai ka pësuar humbje në të holla.
Derisa vlera e pasurisë së tij mbetet marramendëse, 1.6 miliard dollarë, sipas Forbes, ajo ka pësuar rënie për 500 milionë dollarë që prej publikimit të fundit të vlerës së pasurisë së tij në prill të vitit 2020, transmeton Gazeta Express.
Pandemia globale COVID-19 thuhet të jetë shkaktari i humbjes financiare të legjendës së Chicago Bulls.
Hollësitë e humbjeve të tij nuk janë bërë të ditura, por besohet se kanë të bëjnë edhe me investimet që i ka bërë ai jashtë botës së basketbollit.
Jordan, i cili është pronar i shumicës së aksioneve në Charlotte Hornets, i kishte fituar vetëm 93.8 milionë dollarë gjatë karrierës 16-vjeçare si basketbollit në NBA, u pasurua bujshëm vetëm pas pensionimit.
Lidhjet e tij me Nike kanë qenë gjithmonë fitimprurëse dhe tani ai e ka kompaninë e vet, markën Jordan, nga e cila i fiton rreth 100 milionë euro në vit.