Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Republikës së Çekisë.
Ndeshja e parë zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00, derisa ndeshja e dytë më 12 tetor në Ceske Budojevice në orën 18:00.
Dardanët U21 grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në po këtë ditë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali.
Kosova U21 bën pjesë në Grupin G të kualifikimeve të Evropianit 2023, derisa pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore (me Andorrën) dhe një humbje (me Anglinë).