Pavarësisht nëse përdorte paratë e tij të mëngjesit për të blerë këpucë futbolli, shiste rroba për të shkuar në shkollë, futbollisti nga Uganda, Micheal Azira gjithmonë kishte një qasje të shkathët ndaj jetës. Edhe pse në fund të 20-ve debutoi tek Uganda, Azira është njëri prej lojtarëve më të respektuar tek ekipi nga MLS, Chicago Fire.
“Nëna ime më jepte para për të ngrënë në shkollë, për mëngjes”, kujton Azira. “Ajo më jepte para dhe unë i vendosja në pëllëmbën time, dhe nuk i lëshoja derisa të kthehesha në shtëpi. I kam kursyer ato para dhe i mbaja nën një shtrat, derisa bleva këpucët e para të futbollit. I mbatha dhe mendoja se isha fëmija më i mirë në lagje”.
Derisa rritej, Azira udhëtonte nëpër tregjet lokale në Kampala në orën pesë të mëngjesit për të blerë artikuj, të cilët pastaj ua rishiste shokëve të tij të ekipit për një fitim të vogël.
“Isha i detyruar të gjeja një mënyrë jetese, pasi prindërit nuk kishin shumë të ardhura. Kështu që, duhej të gjeja një mënyrë që të kujdesem për veten”, shprehet Azira.
Përveç shitjes së rrobave, ai ishte në gjendje të gjente një klub që të sponsorizonte edukimin e tij në këmbim të shërbimeve të tij në fushë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, mesfushori defensiv fitoi një bursë në Kolegjin “Lindsey Wilson” në Kentucky të SHBA-së, përpara se të transferohej në Universitetin e Alabamas për vitin e tij të fundit. Azira ishte personi i vetëm në familjen e tij që mbaroi shkollën e mesme, dhe për të fituar një diplomë, ai.