Basketbollisti, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka vendosur të shesë Mercedesin e tij.
Jordani ka nxjerr në shitje veturën Mercedes- Benz S600, të cilën e kishte blerë gjatë viteve ’90, kur ishte në kulm të karrierën.
Gjatë asaj dekade, Jordan udhëhoqi Chicago Bullsin drejt gjashtë titujve të NBA-së.
Me Mercedesin ka kaluar 250.000 kilometra.
Vetura është prodhuar në vitin 1996, kurse motori i saj ka 394 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km\h e arrin për 6.2 sekonda.
Çmimi i shitjes nuk është bërë i ditur, por sigurisht se nuk do të jetë i lirë.
Jordani është sportisti i parë që ka arritur të futet në “klubin e miliarderëve”.