Kryenegociatori i Bashkimit Europian për çështjen Brexit, Michel Barnier, ka kundërshtuar dëshirën e kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e largimit të Britanisë së Madhe nga blloku.
Johnson i cili është emëruar Kryeministër i Britanisë së Madhe të mërkurën, ka thënë se deri më 31 tetor të këtij viti, do ta largojë vendin nga Bashkimi Europian me ose pa marrëveshje, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ai e ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur të paraardhëses së tij, Theresa May, me 27 vendet e BE-së.
Ndërsa Barnier u ka dërguar një e-mail të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ku i ka paralajmëruar ato për dëshirën e papranueshme të Boris Johnson.
“Është thelbësore që Bashkimi Europian të qëndrojë mbi parimet dhe udhëzimet e saj dhe të tregojë solidaritetin dhe unitetin e 27 vendeve anëtare”.