Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se synimi i Bashkimit Evropian është që të pranojë shtete të reja anëtare deri në vitin 2030.
Michel ka folur për mundësinë e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ai ka përmendur Samitin e mbajtur në Samit në vitin 2003.
Po ashtu ka biseduar edhe për marrjen e statusit të shtetit kandidat nga Ukraina e Moldavia.
“Zgjerimi më nuk është ëndërr, është koha të ecim para, ka shumë punë për të bërë. E di është proces kompleks, nganjëherë i dhimbshëm për shtetet e ardhshme anëtare dhe po ashtu për BE-në. Të jemi të qartë, nëse duhet të jemi kreidibil duhet të flasim për afate kohore, duhet të flasim për detyrat tona të shtëpisë, sugjerimet, ndërsa përgatitemi për agjendën e ardhshme strategjike të BE-së. Ne duhet të vendosim synim të qartë, besoj se duhet të jemi të gatshëm të dyja palët deri në vitin 2030 të zgjerohemi”, ka thënë Michel në Forumin e Bledit.
Ai po ashtu ka thënë se konfliktet bilaterale nga e kaluara janë më të dhimbshme se reformat, por ka thënë se duhet zgjidhur ato.
“Po punoni në rrugën e njëjtë si shtetet themeluese të BE-së”, ka thënë Michel.