Michelle Obama ka zënë kopertinën e revistës së famshme Vogue, për herë të fundit si Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara.
Dhe në fakt, lëvdatat për të nuk kanë munguar.
“Michelle Obama, Zonja e Parë me të cilën bota u dashurua”, është titulli i numrit të radhës të revistës.
Michelle ka pozuar për fotografen Annie Leibovitz në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, e veshur më elegante se kurrë.