“Zoti Tzipras, nuk e shpëtuat Maqedoninë, të vetmen që bëtë është dhënia a nacionalitetit dhe gjuhës maqedonase fqinjëve”, deklaroi lideri i opozitës greke të Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, ndaj deklaratës së kryeministrit grek Aleksis Cipras i cili të premten në Selanik tha se “e majta nuk e shet Maqedoninë, por me Marrëveshjen e Prespës shpëtoi trashëgiminë kulturore dhe historike të Maqedonisë së Greqisë.
Micotakis në fjalimin e tij në fund të kongresit treditor partiak, duke e komentuar fjalimin e Tziprasit në Selanik, tha se nëse kryeministri grek e ka njohur pak historinë e vendit dhe “me luftërat që të parët tanë i kanë udhëhequr që Maqedonia të bëhet greke dhe Greqia që është sot, nuk do të shkonte në Selanik që të na thotë se SIRIZA e ka shpëtuar Maqedoninë”.
Lideri i Demokracisë së Re, edhe njëherë e ka përsëritur se partia e tij është kundër Marrëveshjes së Prespës.
Në fjalimin e tij 50 minutash, Tzipras tha se tërë këto 25 vite nacionalizmat e dy palëve kanë parandaluar të arrihet marrëveshje, ndërkaq tani, partia e tij ka arritur marrëveshje “në dobi të Greqisë, të Maqedonisë greke, Ballkanit dhe në dobi të paqes dhe bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët në rajon”.
“Qytetarë të Selanikut, por edhe ju që na shihni nga ekranet televizive, maqedonas dhe maqedonase, tani është ora e logjikës nacionale, por edhe ndjesisë nacionale. Marrëveshja e Prespës i jep fund falsifikimit të historisë sonë. E mbyll përfundimisht në mënyrë të pakthyeshme irredentizmin paradoks të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, tha Tzipras dhe porositi se “shteti fqinj vetëm kur t’i mbarojë të gjitha obligimet, të caktuara në marrëveshje, atëherë do të integrohet në organizatat ndërkombëtare dhe në nivelin global do të pranohet me emrin e ri”.