Vepra “Mid’hat Frashëri – Vepra të zgjedhura”, përgatitur në disa vëllime nga dr. Uran Butka, është përmbledhje e shkrimeve të botuara në revistat e njohura shqiptare të periudhës osmane dhe pas-osmane, në shtypin e huaj, fjalime, raporte diplomatike, vepra, si dhe materiale arkivore të pabotuara më parë, të veprimtarit të njohur të Rilindjes Kombëtare, politikanit dhe diplomatit të familjes Frashëri, Mid’hat Frashëri, shkruan sot Koha Ditore.
Lumo Skëndo, siç njihej Mid’hat Frashëri në rrethet atdhetare dhe intelektuale të kohës, shumë herët ia kishte filluar me botimin e shkrimeve nga fusha e historisë, gjuhësisë, letërsisë e folklorit shqiptar.
Në këto shkrime, ai është përpjekur jo vetëm për zgjimin dhe forcimin e përkatësisë kombëtare te shqiptarët, por edhe duke kundërshtuar me argumente tezat antishqiptare të shteteve ballkanike dhe përkrahësve të tyre, në rend të parë të Rusisë cariste, por edhe.