Miell i rrezikshëm grek ndalohet nga Dogana e Shqipërisë

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 18:27 | Nga

Janë ndaluar 27 tonë miell gruri grek nga Dogana e Shqipërisë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se mielli nuk kishte fletë-analizë që e konfirmon sigurinë e produktit, shkruan Albeu.

Ndërsa inspeksioni në Gjirokastër ka konstatuar se të dhënat nga dokumentet me të dhënat e stampuara në thasë nuk ishin të njëjta. Poashtu, transportuesi nuk ka poseduar certifikatat e sigurisë ushqimore në gjuhën shqipe e cila është në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje që të ketë kujdes të shtuar ndaj produkteve të importuara.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bënë thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme