Shkurte Berisha është fituese e premisë kryesore prej 10.000€ në lojën Hap dhe Fito të organizuar nga mielli FINNESA. Shpërblimi është dhuruar me datën 26.03.2018.
Ajo u shpreh: “Jam konsumatore e rregullt e miellit Finnesa. Ka qenë ditë e diel kur e kam hap paketimin për të gatuar krepa në të cilin më ka qëllu kuponi i 10.000 €… Prej gëzimit të madh kam vazhdu të gatuajë krepat të cilat dolën edhe më të shijshme”.
Fituesja shtoi: “Nuk kam mendu hala ku t’i shpenzoj të hollat, mirëpo ide kam shumë”.
Mielli Finnesa vazhdon të shpërblejë konsumatorët me lojën e re shpërblyese Hap dhe Fito ku premia e ardhshme në lojën e re shpërblyese është vetura FIAT 500 dhe shpërblimet tjera dhe të shpeshta prej 10€, 20€, 50€, 100€ deri në 500€.
Ruaje traditën me miellin FINNESA dhe shpërblimet nuk do të ndalen asnjëherë.
Faleminderit që i qëndroni besnik miellit Finnesa. Jemi mirënjohës!